Flash News

KRYESORE

Pas zjarreve, Greqia përballet me një tjetër fatkeqësi

Tre ditë më parë një zjarr masiv në Athinë mori jetën e mbi 80 banorëve, ndërsa plagosi rëndë qindra të tjerë.

Por pas kësaj tragjedie, Greqia është përballur me një tjetër fatkeqësi. Greqia pas zjarreve po përballet sot me përmbytje. Një stuhi shpërtheu papritur rreth orës 13:30 në zonë veriore, duke shkaktuar një sërë problemesh në rrethinat veriore ndërsa niveli i ujit në rrugë u rrit ndjeshëm.

Zougla.gr raporton se problematike paraqitet situata në aksionet rrugore në Kifisia, Penteli, Halandri dhe Vrilissia, të cilat janë përmbytur për shkak të prurjeve. Kjo media raporton se shërbimi Zjarrfikës mori gjithsej 140 thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan ndihmë.

 

Të fundit