Flash News

KRYESORE

Pas zjarreve në Greqi, dorëhiqet zyrtari i parë në qeverinë Tsipras

Pas zjarreve në Greqi, dorëhiqet zyrtari i parë në

Pas zjarreve që përfshinë periferinë e Athinës më 23 korrik, ku si pasojë humbën jetën mbi 90 persona ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga kabineti i kryeministrit Tsipras.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Ministrit për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, ka dhënë dorëheqjen duke pranuar kështu përgjegjësitë për atë se çfarë ndodhi.

Ministri në fjalë e kishte paraqitur dorëheqjen e tij disa ditë më parë, por ajo ishte refuzuar nga Tsipras, ndërsa tashmë që situata e emergjencës ka kaluar ministri përsëriti sërish kërkesën e cila këtë herë u pranua nga kryeministri grek.

Të fundit