Flash News

KRYESORE

Pasardhësi i Hasan Prishtinës kritika organizimit: Kemi 3 kamionë me ndihma, nuk na thonë ku t’i shkarkojmë

Pasardhësi i Hasan Prishtinës kritika organizimit: Kemi 3 kamionë

Pasardhësi i patriotit Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina ka kritika për autoritetet që merren me organizimin dhe ndihmën ndaj të prekurve nga tërmeti.  Ai ndodhet në Durrës, së bashku më një përfaqësi prej 9 personash të tjerë nga fshati Polac ku ka sjellë tre kamionë me ndihma.

Menjëherë u ndal pranë kampit të improvizuar në stadiumin "Niko Dovana" dhe kërkoi që të shkarkonte ndihmat.  Por pavarësisht vullnetit të mirë, ai vuri re një mungesë organizimi të madhe në kamp.

"Jam Mehmet Prishtina në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina. Kemi ardhur 10 veta. Kemi sjellë tre kamionë me ndihma, ushqimore, veshmbathje, batanije, gjëra elementare që i duhen një rasti emergjent.

Nuk kemi pritur organizim institucional sepse mendojmë se në raste emergjente duhet të organizohemi vetë. Kemi sjellë dhe 1500 euro. Por po vërejmë se këtu është një organizim i çorientuar, kemi një orë e gjysmë që sorollatemi rrugëve dhe nuk dimë ku të dorëzojmë ndihmat.

Shpresojmë që ndihmat mos të keqpërdoren sepse kemi përgjegjësi morale. Kemi dhe mesazh nga bashkësia lokale ku 30-50 familje mund të strehohen në fshatin tonë. Jemi shumë të prekur. Më kthehet kujtesa e vitit '99 ku gjithë Shqipëria hapi dyert për ne. Ne jemi të gatshëm të kthejmë atë ndihmë" tha Prishtina për Ora News.

Të fundit