Flash News

KRYESORE

Pashalimani/ Jepet masa “arrest me burg” për katër ushtarakët

Pashalimani/ Jepet masa “arrest me burg” për katër

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit si përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Personat mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës janë: Lesko Ramosaçaj, 52-vjeç; Edlir Nelaj, 42-vjeç; Ervis Memsulaj, 23-vjeç dhe Ardit Ramaj, 25-vjeç.

Lista e materialeve të vjedhura në bazën ushtarake të Pashalimanit:

– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë

– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

– 40 granata dore luftarake

– 40 ndezës për granata dore luftarake

– 1 krehër hark automatik luftarake

– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal

– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.

 

Të fundit