Flash News

KRYESORE

Pashkët/ Mesazhi i Metës nga katedralja: Kjo ditë na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim

Pashkët/ Mesazhi i Metës nga katedralja: Kjo ditë na ndihmon

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët e fesë ortodokse festën e Pashkëve, gjatë një vizite në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se një ditë si kjo duhet të shërbejë si reflektim për më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët.

“Është një ditë e demonstrimit kundër dëshpërimit dhe simboli i shpresës për një të ardhme më të mirë, pasi është po ashtu edhe një ditë e triumfit te jetës mbi vdekjes, të shpresës mbi pasigurinë, një ditë që na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim e harmoni për të mirën e përbashkët”, u shpreh Meta.

Të fundit