Flash News

KRYESORE

Pasi dha lajmin për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë, Majko ulet me Thaçin për birra

“Ka ardhur koha që të heqim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri më ka thënë se ka marrë vendimin; më 1 janar fillon lëvizja e lirë.” Ky ishte lajmi që Pandeli Majko, ministër i Diasporës Shqiptare, dha gjatë një ceremonie në Skënderaj të Kosovës.

Pas pjesëmarres në aktivitetin për diasporën, Majko i shoqëruar edhe nga presidenti Hashim Thaçi janë ftuar nga kreu i komunës, Sami Lushtaku, për të festuar me birra dhe konjak.

“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona”, shkruan Lushtaku.

Të fundit