Flash News

KRYESORE

Pasi i dhuroi sektorin strategjik, Tsipras pranon të takojë Ramën në Bruksel

Pasi i dhuroi sektorin strategjik, Tsipras pranon të takojë Ramën

Të gjitha ato deklarata nacionaliste dhe sulme ndaj Greqisë që kryeministri Edi Rama bëri vitin e kaluar treguan se ishin një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga marrëveshja që qeveria shqiptare ka firmosur me palën greke.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i dhurojë Greqisë menaxhimin e segmentit të gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, që do të kalojë nëpër Shqipëri, një sektor strategjik për të cilin diplomatët vendas kanë dhënë alarmin se do të rrisë superioritetin e fqinjit jugor ndaj vendit tonë.

Pasi i ka bërë këtë dhuratë të çmuar Athinës, Rama ka arritur të sigurojë një takim me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili është treguar gjithnjë mospërfillës ndaj homologut shqiptar.

Rama dhe Tsipras do të takohen në Bruksel, gjatë samitit të NATO-s dhe ky është takimi i dytë i tyri pas atij të zhvilluar në OKB në 2015-ën.

Sa i përket marrëveshjes së dyshimtë Tiranë-Athinë për menazhimin e gazit, qeveria shqiptare ka heshtur, ndërsa televizionet kryesore në vend nuk e kanë pasqyruar në asnjë moment.

E quajti rrezik për Shqipërinë, Rama njofton takim me presidentin Donald Trump

Të fundit