Flash News

KRYESORE

Pasi doli nga Kuvendi, flet Fatmir Mediu: Rama prishi marrëveshjen e 18 majit

Pasi doli nga Kuvendi, flet Fatmir Mediu: Rama prishi marrëveshjen e 18

Pas fjalës së  tij në Kuvend, mbrëmjen e sotme kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka treguar shkakun e prishjes së marrëveshjes së 18 majit.

Në një intervistë për Ora News, Mediu u shpreh se marrëveshja e 18 majit u shkel vetëm nga njëra anë.

“Marrëveshja u bë për të garantuar një minimum të standardit zgjedhor. Ramës i kishte ngelur vetëm procesi i manipulimit pasi kishte ngritur të gjithë strukturën. Për fat të keq, marrëveshja u shkel në mënyrë të njëanshme. Bashkëpunimi politik është në interes të qytetarëve shqiptarë. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale në reformën kushtetuese apo zgjedhore”, u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

 

 

 

Të fundit