Flash News

KRYESORE

Pasi e nderoi me titullin ‘Qytetar Nderi’, Bashkia Skrapar hap tenderin për organizimin e një drekë për mjekun Pipero

Bashkia Skrapar, më 28 maj, i akordoi mjekut të njohur infeksionist Pëllumb Pipero titullin  “Qytetar Nderi”.

Titulli i është dhënë me propozim të Kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema dhe me motivacion: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.

Përveç këtij titulli, Bashkia Skrapar ka menduar edhe për një drekë, për të cilën ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Fondi limit i parashikuar nuk bëhet me dije, sikundër nuk dihet nëse në drekë do të jetë ose jo, vetë mjeku.

Të gjithë ofertuesit, sipas shpalljes së Bashkisë duhet të paraqesin ofertat për drekën e Piperos duke filluar nga mëngjesi i sotëm deri nesër në orën 10.30.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkia Skrapar e ka njoftuar edhe në faqen e saj në internet dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Piperon.

Të fundit