Flash News

KRYESORE

Pasi e sorollatën në zyrat e shtetit, gruaja nga Tirana kërkon punë si sanitare edhe në portale

Pasi e sorollatën në zyrat e shtetit, gruaja nga Tirana kërkon

42-vjeçarja Hena Zela, pas tentativave të shumta për t’u punësuar dhe kërkesave në institucione e shtetit, dhe duke mos gjetur zgjidhje, i është drejtuar Politiko.al ku kërkon ndihmë si sanitare.

Zonja Zela nga Tirana kërkon ndihmën e mediave për të punuar si sanitare në sektorin e spitaleve. Ajo shprehet se ndonëse ka bërë disa kërkesa punësimi në Zyrat e Punës si dhe te Drejtoria e Përgjithshme e Spitaleve, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

42 vjeçarja tregon se është nënë e dy fëmijëve, ndërsa i shoqi i saj ka probleme psiqike dhe nuk është i aftë për punë.

“Kam hallet mbi vete dhe fëmijët për të rritur pasi burri nuk është i zoti. Kam bërë disa kërkesa te Drejtoria e Përgjithshme e spitaleve por s’kam marrë përgjigje ”, shprehet më tej për Politiko.al Hena Zela.

Të fundit