Flash News

KRYESORE

Pasi fitoi zgjedhjet, PS paralajmëron largime të administatës nga puna

Pasi fitoi zgjedhjet, PS paralajmëron largime të administatës nga

Zëvendës/kryeministri Erion Braçe paralajmëroi se do ketë shkarkime për ata punonjës të bashkive të djathta që u përfshinë në protestat e opozitës.

“Ne po bëjmë analizën emër për emër, duke filluar nga ata që i ka ndaluar policia, deri te ata që është identifikuar apo denoncuar pranë task forcës si i përfshirë në veprime të dhunshme. Nuk do të tolerohet asnjë rast"-tha Braçe.

Sipas zv/kryeministrit, njëkohësisht drejtues i task forcës për monitorimin e administratës gjatë zgjedhjeve, për të njëjtën punë bashkitë paguajnë disa punonjës:

“Është e pamundur të flitet me një kryetar bashkie që thotë “siç po i hiqni ju në Tiranë, do t’i heq edhe unë këtu” dhe paguan 3 palë nëpunësish atje. Është një problem shumë i madh çështja e borxheve të akumuluara në pushtetin vendor”.

Në 10 gusht, kryebashkiakët e rinj duhet të marrin detyrën, ndërsa të vjetrit që drejtojnë bashkitë demokrate janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat.

Të fundit