Flash News

KRYESORE

Pasi Gjermania i vendosi nëntë kushte, Rama premton: Do luftoj korrupsionin

Pasi Gjermania i vendosi nëntë kushte, Rama premton: Do luftoj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e OKB-së se Reforma në drejtësi  do të sjellë një pastrim të madh në Shqipëri, duke larguar nga sistemi gjyqësor të korruptuarit.  Rama deklaroi në OKB se për dekada me radhë korrupsioni në gjyqësor ndaloi bërjen e drejtësisë.

“Reforma e pa shembull në drejtësi, procesi i një pastrimi madhor, duke hequr gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Korrupsioni në gjyqësor për dekada jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë.

Do ta bëjmë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme. Sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë. Ne shpresojmë që ai do ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, dhe do triumfojë shteti i të drejtës”, tha Rama në Nju Jork.

Të fundit