Flash News

KRYESORE

Pasi i hodhi bojë në fytyrë, Rama tallet sërish me Edi Palokën

Pasi i hodhi bojë në fytyrë, Rama tallet sërish me Edi

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deputetin e PD, Edi Paloka pas incidentit të ndodhur sot në Kuvend.

Deputetit demokrat i hodhi bojë në fytyrë, sipas tij në shenjë hakmarrje ndaj popullit që po vidhet.

Ndërkohë, pas seancës Rama reagon në rrjetet sociale, duke cituar edhe një shprehje të Albert Ainshtajn.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan kryeministri, ku emrin e deputetit demokrat e shkruan "Palotha" dhe jo Paloka.

Të fundit