Flash News

KRYESORE

Pasi i refuzoi darkën në restorantin luksoz, deputeti i CDU godet sërish Edi Ramën, anulon vizitën e parashikuar në Tiranë

Pasi i refuzoi darkën në restorantin luksoz, deputeti i CDU godet

Vizita dy-ditore e Edi Ramës në Berlin, pjesë e “fushatës” për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryesisht me vendet skeptike është shoqëruar me debate momente tensioni.

Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman ka qenë nja nga figurat qeverisë së kancelares Angela Merkel me të cilin është përplasur Rama.

Fillimisht, deputeti i CDU ka refuzuar ftesën e Ramës për një darkë në një nga restorantet më luksoze në Berlin, ndërsa në shenjë solidariteti për kolegun e tyre të njëjtin qëndrim mbajtën edhe deputetë të tjerë gjermanë.

Siç bënë të ditur për DË qarqet e CDU-së në Berlin, disa deputetë demokristianë mendojnë se artikujt që e akuzonin deputetin gjerman si pro-rus dhe pro-serb dhe si vegël të opozitës shqiptare, vinin nga autorë të afërm me Partinë Socialiste.

Ndërsa zyra e Gunther Krichbaum-it, i tha DË se tashmë është anuluar edhe vizita që Gunther Krichbaum kishte planifikuar të bënte në Shqipëri në fillim të muajit të ardhshëm.

Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Europian, u distancua nga artikujt në fjalë, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjuri ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. "Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh", i tha DË referenti i një deputeti që kishte refuzuar pjesëmarrjen në darkën e kryeministrit.

Krichbaum ndërkohë, pas kthimit të Ramës në Tiranë e konfirmoi edhe njëherë hapur qëndrimin e tij  kundër çeljes së negociatave me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Europian është shprehur pas rekomandimit të KE, se Shqipëria ka ende deficite në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit