Flash News

KRYESORE

Pasi i tregova fundin e "Game of Thrones" nuk më foli për tre ditë, Kit tregon bisedën me Rose

Pasi i tregova fundin e "Game of Thrones" nuk më foli për

Mesa duket fundi i "Game of Thrones" nuk do të jetë aq i mirë sa menduam. Të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë protagonisti i këtij seriali. Në prill do të transmetohen në HBO 6 seritë e sezonit të 8 dhe të fundit dhe të gjithë fansat e këtij seriali janë kureshtarë të dinë fundin.

Për "KISS Breakfast", Kit Harington ka treguar se pasi i ka thënë fundin Rose Lesile-s (bashkëshortes së tij, të cilën e ka njohur po në këtë serial),  ajo nuk i ka folur për tre ditë.

"I kam treguar bashkëshortes time vitin e kaluar se si do të jetë fundi i personazhit që unë luaj dhe ajo nuk ka folur me mua për rreth tre ditë,"- ka thënë Harington për KISS Breakfast.

Rose ka arsye pse është e përfshirë shumë në këtë serial, pasi ajo ka luajtur 17 episode në serial, në vitet 2012-2014. Ajo luante personazhin e Ygritte, e cila përfaqësonte "të egrit" dhe u dashurua me Jon Snow-n. Dashuri e cila ndodhi dhe në realitet dhe ata sot janë të martuar, pas ceremonisë që zhvilluan vitin e kaluar.

Të fundit