Flash News

KRYESORE

Pasi KQZ shtyu vendimin, sot merr mandatin e deputetit Ligoraq Karamelo

Pasi KQZ shtyu vendimin, sot merr mandatin e deputetit Ligoraq Karamelo

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shtyrë vendimi për Ligoraq Karamelon, pasi mandati i takonte Valentina Dukës.

Pas debateve mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.

Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën logon e PBDNJ.

Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-ës janë zgjedhje legjitime, ndërsa theksoi se legjitimitetin e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

Të fundit