Flash News

KRYESORE

Pasi Lori u tha fansave të saj se pendohet për tatuazhet, sot sapo bëri dy të rinj

Lori Hoxha është mjaft e komentuar në mediat online dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shihet si një model frymëzues për vajzat e reja dhe shpesh e marrin dhe si shembull sidomos për stilin që ka.

Lori së fundmi është aktive dhe me pyetje përgjigje me fansat e saj dhe kjo ka bërë që karakteri dhe çfarë ajo pëlqen të kuptohen akoma më mirë dhe të merren vesh shumë gjëra për të që nuk diheshin.

Disa ditë më parë, ajo pohoi se është penduar për disa tatuazhe që kishte bërë dhe se tashmë kishte vendosur t’i hiqte. Mirëpo sot ka treguar se ka bërë dy të rinj.

“Ju e dini se si unë thashë se pendohem për tatuazhet, mirë por sot realizova dy të rinj sepse thjesht kështu jam unë si njeri”, ka shkruar Lori në rrjetet sociale.

Të fundit