All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pasi ndezi publikun shqiptar, Daddy Yanke poston foton nga Muzeu: Plot energji me njerëzit e mi nga Shqipëria

All - Paragraf - 1

Mbrëmjen e kaluar, në Tiranë u mbajt koncerti i artistit me famë botërore Daddy Yanke, i cili dhuroi spektakël dhe ndezi zemrat e shqipatrëve nën ritmin e këngëve të tij më të suksesshme si “Despacito”, “Gasolina”, “Dura” etj.

All - Paragraf - 3

I veshur kuqezi, 'Mbreti i Reggaeton' u ngjit në skenë dhe pasi u përkul në shenjë respekti nga publiku shqiptar, bëri edhe simbolin e shqiponjës duke bërë që fansat ta duartrokisnin shumë gjatë.

“Në fillim kur u nisa kam qenë shumë i nervozuar dhe i stresuar për ardhjen në Shqipëri sepse nuk kisha qenë asnjëherë më parë. Por sapo kam hyrë në Tiranë u habita me vendin tuaj. Ndihem shumë krenar dhe i lumtur, sepse nuk e prisja gjithë këtë mikpritje. Kur të shkoj në vendin tim do tregoj për ju”, tha këngëtari në hapje të koncertit.

Ndërkohë ai nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e tij në “Instagram” edhe disa foto gjatë performancës së tij në Tiranë, të cilat i ka shoqëruar me shkrimin “Plot energji me njerëzit e mi nga Shqipëria”

Ai ka veçuar një foto nga koncerti ku duket duke kënduar dhe në sfond ka Muzeun Historik Kombëtar.

Të fundit