Flash News

KRYESORE

Pasi ndreqi arsimin tani do rregullojë mjedisin, posti i ri i Ramës për Plarent Ndrecën

Pasi ndreqi arsimin tani do rregullojë mjedisin, posti i ri i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka menduar për ish-sekretarin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që pati përplasje të shumta me ish-ministren Mirela Karabina. Pas krijimit të qeverisë “Rama 2”  ai u zgjodh sekretar i Ministrisë së Mjedisit. Ditën e sotme ministri Blendi Klosi e ka prezantuar Ndrecën si kryetar i Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit.

Ndreca do të drejtojë Inspektoriatin Kombëtar të mjedisit dhe deklaroi se në 20 ditët në vijim inspektorët do të jenë në provë dhe ata që nuk plotësojnë kriterët profesionale do të largohen.

“Në Inspektoratin e Mjedisit nuk do të ketë asnjë inspektor që nuk plotëson standartet profesionale për të bërë punën që iu është besuar. Është e papranueshme që në inspektorat gjenden dhe të arsimuar për arte, kështu që kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Ndreca ditën e sotme.

Të fundit