Flash News

KRYESORE

Pasi njoftoi kandidaturën për president, Sanders mbledh rekord donacionesh në një ditë

Pasi njoftoi kandidaturën për president, Sanders mbledh rekord

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders ka arritur të mbledhë 6 milionë dollarë, nga 150 mijë donatorë, në të 50 shtetet amerikane, vetëm brenda 12 orëve që pasuan njoftimin për hyrjen në garën e 2020-s për Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë mënyrë, Sanders bëhet edhe mbledhësi më i madh i fondeve brenda një dite të vetme, veçanërisht mes demokratëve në Kaliforni.

Sanders njoftoi mëngjesin e së martës se do të hynte në garën e vitit 2020. Ekipi i tij drejtues i fushatës njoftoi se vetëm në 12 orët e para, senatori kishte mbledhur mbi 4 milionë dollarë, mesatarisht 27 dollarë donacione për person.

Të fundit