Flash News

KRYESORE

Pasi OBSH shpall pandeminë globale, SHBA pezullon fluturimet me Evropën, përjashton vetëm një shtet

Pasi OBSH shpall pandeminë globale, SHBA pezullon fluturimet me

Pak pasi OBSH shpalli zyrtarisht pandeminë globale, presidenti i SHBA njoftoi se do të pezullojë të gjitha fluturimet nga Evropa, si masë parandaluese në luftën kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Nga zyra Ovale, Trump tha se kjo masë do të zgjasë për një periudhë 30-ditore, por duke përjashtuar vetëm Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka deri tani 460 raste të konfirmuara.

"Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në vendin tonë, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të Premten në mesnatë. Urdhri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë

Deri tani në SHBA ka 1135 raste të konfirmuara dhe 38 viktima. Ndërkohë, në Evropë, Italia është shteti më i goditur nga coronavirusi me mbi 800 viktima, duke u ndjekur nga Spanja, Franca, Gjermania etj.

Të fundit