Flash News

KRYESORE

Pasi paralajmëroi Soros me Avni Rustemin, Meta mesazh me Esat Pashë Toptanin: Marrëveshje që s'duhet të përsëriten

Pasi paralajmëroi Soros me Avni Rustemin, Meta mesazh me Esat Pashë

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një mesazh për politikën, në kulmin e krizës së saj.

Në një foto i veshur sportiv dhe i “nxirë” nga rrezet e diellit, Meta shfaqet duke lexuar librin e gazetarit të ‘Zërit të Amerikës’, Ilir Konomi: “Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta, pushteti”.

Teksa lexon librin, Meta nuk kursen edhe një mesazh për politikën: “Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s'duhet të përsëriten”, shkruan Meta.

Ndërkohë, kujtojmë se disa javë më parë Meta paralajmëroi miliarderin George Soros se ai nuk mund të tallet me Shqipërinë, ndërsa në një deklaratë për mediat i përcolli mesazhin se si president, është edhe “pasardhës” i Avni Rustemit, atentatori i Esat Pashë Toptanit në Paris.

Të fundit