Flash News

KRYESORE

Pasi përjashtoi Nokën nga Parlamenti, Ruçi merr një tjetër vendim

Pasi përjashtoi Nokën nga Parlamenti, Ruçi merr një

Pasi përjashtoi nga seanca e sotme parlamentare Flamur Nokën, Gramoz Ruçi ka marrë një tjetër vendim. Noka dhe grupi parlamentar i PD-së kanë refuzuar të largohen nga foltorja, ndonëse kanë ndërhyrë dhe forcat speciale.

Në këtë mënyrë Gramoz Ruçi është detyruar të marrë një tjetër vendim. “Në këto rrethana jam i detyruar të zbatoj këtë frymë, pezullimin e seancës për në orën 17:00”, u shpreh Ruçi.

Shkak i sherrit u bë ndërprerja e fjalës së Berishës nga Ruçi dhe ofendimi që i bëri Rama ish-kryeministrit, duke folur pa mikrofon. Rama quajti Bershën "të rrjedhur".  Noka më pas nuk lejoi deputetin e LSI-së Shezai Rrokaj të merrte fjalën, duke zënë foltoren. Noka kërkoi që Ruçi t'i jepte fjalën, por kryetari i Parlamentit nuk e lejoi. Pas paralajmërimeve të Ruçit, dhe moslirimit të foltores nga demokratët, kryetari i Kuvendit përjashtoi Nokën. 

Të fundit