Flash News

KRYESORE

Pasi publikon mesazhet, i fshin më pas. Luana dhe Marina zihen për motrën e madhe

Motrat Vjollca jo vetëm që janë shumë të famshme por edhe shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Por Luana e Marina nuk janë të vetmet vajza të familjes. Ato kanë dhe dy motra të tjera, Marsedën dhe Lirën. Lira është më e madhja dhe mesa duket dhe e preferuara e familjes. Aq sa Luana dhe Marina zihen bashkë për të. Njësoj siç ka ndodhur së fundmi. Dje, Marina publikoi një foto me motrën e madhe dhe shkruante: “Me jetën time. Luana, jam unë e preferuara e lalit tani”. Pas kësaj, Luana ka xhelozuar dhe komenton: “Do ju rraf me shpulla”. Por më pas, Luana ka postuar një bisedë në profilin e saj në Instagram (të cilën e ka fshirë më pas). “Nderkohe e verteta Marina rri nashi aty. Lira te dua jeta,”- shkruan moderatorja krah postimit. Sigurisht që "lufta" ka vazhduar dhe sot, ku Marina ka bërë postimin e radhës, e përqafuar me motrën e madhe dhe shkruan: “Edhe i thashe 100 here mos me perqafo se behet Luana xheloze, po skisha c’beja, me mbante me force. " Biseda ka nisur gjatë me komnete, ku Luana e ka kërcënuar Marinën me bisedën e plotë, ndarsa kjo e fundit me "block". Kush ka motra, e kupton mjaft mirë atë që Marina dhe Luana bëjnë për të marrë vëmendjen e motrës madhe.
 
View this post on Instagram
 

Last night me jeten time @liravjollca❤️ @luanavjollca jam une e preferuara e Lalit tani😬

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Të fundit