Flash News

KRYESORE

Pasi rrëzoi katër dekretet e para,  sot në shqyrtim dy ligje të tjera të kthyera nga Ilir Meta

Pasi rrëzoi katër dekretet e para,  sot në shqyrtim dy ligje

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pritet të shqyrtojnë dy dekrete të tjera të kthyera gjatë verës nga presidenti Ilir Meta.

Në rend të ditës është parashikuar të shqyrtohen dekreti “Për disa shtesa ndryshime në ligjin nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore" dhe dekreti “Për disa shtesa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

Sa i takon ligjit për vetëqeverisjen vendore, sipas Metës, ndryshimet e propozuara krijojnë mundësi bashkëpunimi me persona të tretë kundrejt përfitimeve.

Nga ana tjetër, lidhur me Kodin Penal, Meta çmoi se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të Kodit Penal nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Në mbledhjen e parë të ‘Ligjeve’, u rrëzuan katër dekrete të tjera të presidentit, konkretisht: dekreti për privatizimet, dhe koncesionet e PPP-ve, dhënia e koncesionit Orikum-Dukat, dhe dhënia e koncensionit anijeve Orikum.

Të fundit