Flash News

KRYESORE

Pasi shërohet, flet aktorja e La Casa De Papel: Ne u gënjyem dhe situata reale u fsheh nga ne, COVID-19 është i rrezikshëm

Pasi shërohet, flet aktorja e La Casa De Papel: Ne u gënjyem dhe

Kush e ka parë serialin e famshëm spanjoll – që ka thyer rekorde shikueshmërie në sezonin e tij të katërt në Netflix në këtë kohë karantinë – e njeh mirë ish-inspektoren e luajtur nga Raquel Murillo.

Raquel e cila luan rolin e ‘Lisbonës’ është shëruar nga koronavirusi dhe ka vendosur të flasë hapur për këtë eksperiencë duke thënë se Covid-19 është shumë o rrezikshëm. Ajo gjithashtu ka sulmuar qeverinë duke u shprehur se janë ndjerë të gënjyer.

“Ky nuk është një grip, është shumë më i rrezikshëm. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm, Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj ai(bashkëshorti) pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë. Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatje. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore. Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyen dhe situata reale u fsheh nga ne, në mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë, Në qytetin tim Basauri afër Bilbao ka pasur shumë vdekje. Njerëz të njohur dhe të afërm të mi nuk kanë arritur t’ia dalin dhe ka qenë shumë e vështirë pasi nuk mund t’i them dot lamtumirë ose ti organizonim një ceremoni mortore të denjë.”

Të fundit