Flash News

KRYESORE

Pasi sulmon një kategori vajzash, Lori Hoxha fshin postimet

Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në Instagram dhe modeli që vajzat e reja shohin për modën dhe stilin. Por Lori mesa duket nuk i ka shumë qejf një kategori vajzash dhe bëhet fjalë për ato që konsumojnë duhan dhe birrë.

Në foton që Lori ka postuar në Instastory, shkruan se i urren femrat që pinë duhan dhe birrë.

“A është e çuditshme që i urrej femrat që pinë birrë apo cigare”, ka shkruar ajo në Instastory.

Pastaj, ka postuar një tjetër ankesë për vajzat që bëjnë thonjtë dhe dy gishta i lyejnë ndryshe.

“Gjithashtu nuk e kuptoj kur vajzat bëjnë lyjnë thonjtë, dy thonj i lyjnë ndryshe nga gishtat e tjerë por kjo është një çështje për herë tjetër,”- shkruan Lori.

Por pasi i ka postuar, trashëgimtarja i ka fshirë fotot dhe ndoshta sepse mund të ketë marrë shumë mesazhe.

Të fundit