Flash News

KRYESORE

Pasi “të fortët” lanë qelitë, edhe Emiljano Shullazi kërkon lirinë: Të shqyrtohet masa

Pasi “të fortët” lanë qelitë, edhe Emiljano

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kërkesa e tyre është dërguar në GJKKO dhe SPAK, gjykata kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda u shkri.

Shullazi dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të cilët janë dënuar në shkallën e parë të Krimeve të Rënda me 55 vjet burg, (Shullazi me 14 vjet) kanë kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me argumentin se prokuroria e posaçme nuk ka dalë me vendim të ri.

Ata akuzohen për gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet sot në orën 12.00 në Gjykatën e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se ditët e fundit janë lënë të lirë emra të njohur në botën e krimit si Endrit Dokle, ish anëtar i bandës së Durrësit, Ergys Kolaverit, si dhe dje të Sardian Sulejmanit

Të fundit