Flash News

KRYESORE

Pasi u bë imazhi i ‘Huawei’, vajza e Bleros shpallet ‘Ambasadore nderi’

Tara është vajza e këngëtarit të njohur Blero dhe aktores Teuta Krasniqi dhe pak kohë më parë u bë imazhi i reklamës ndërkombëtare të telefonave ‘Huawei’, ndërsa sot ajo është shpallur ‘Ambasadore Nderi’, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit oral.

Lajmin e kanë bërë të ditur prindërit e saj nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’, ku janë shprehur krenarë për suksesin e vogëlushes.

“Tara, Ambasadore Nderi. Çdo ditë më bën nënën më krenare ne botë. Tara ime e mirë dhe e mbarë, Zoti te ruajt e të bekoftë me shëndet, dashuri, suksese të shumta dhe mbarësi. Të paça gjithmonë. Të do mami pa kufi, Ambasadorja ime”, ka shkruar Teuta Krasniqi për vajzën e saj.

Ndërkohë Blero i ka përshkruar të gjitha emocionet me një fjalën “Krenar”.

Kujtojmë se Blero dhe Teuta kanë vite që janë ndarë, ndërkohë që tani aktorja është e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morina, ndërsa Blero është fejuar me modelen, Afrona Dika.

Të fundit