Flash News

KRYESORE

Pasi u kap me drogë, aktorit turk i shkëpusin kontratën me serialin

Pak ditë më parë, aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, u kap së bashku me aktoren Gizem Kacara me lëndë narkotike dhe përveç fansave e familjarëve, lajmi tronditi edhe shtëpitë e produksionit në Turqi që e kishin shenjestruar si një prej aktorëve më të mirë.

Sipas mediave turke, dy aktorët do të dënohen me katër vjet e dy muaj burg, nën akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike, por së fundmi po përflitet se ky dënim mund të ulet në 1 vit e dy muaj edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Por përfshirja e aktorit në këto mesele ka bërë që të ndërpriten xhirimet e serialit që Çağatay ka qenë duke punuar këto muaj.

Mësohet se kanë qenë regjisorët ata që kanë ndërprerë bashkëpunimin me aktorin, pas akuzave të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ky serial pritej që të transmetohej në Netflix dhe ‘Sarp’ do të ishte në rolin protagonist, por se çfarë do të ndodhë, ende asgjë nuk dihet.

Të fundit