Flash News

KRYESORE

Pasi u largua nga Shqipëria, Mogherini darkë me kryeministrat e Ballkanit, mes tyre edhe Rama

Pasi u largua nga Shqipëria, Mogherini darkë me kryeministrat e

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Shkup një darkë pune me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Aty kanë qenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë tema e janë diskutuar gjatë darkës.

Në njoftim thuhet se Haradinaj ka folur për progresin e arritur në Kosovë.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, ka thënë Haradinaj.

 

Të fundit