Flash News

KRYESORE

Pasi u pajtua me Albi Nakon, Graciano lë Klanin për Top Channel

Graciano Tagani ka përjetuar një "aventurë" këtë vit. Në fillim të vitit i habiti të gjithë me deklaratën e largimit nga trupa e baletit "Albi Nako Dance". Balerini u shpreh se pas 7 vitesh punë së bashku, koreografi i njohur Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh të vetëm.

Mirëpo, gjithë këtë e harruan dhe ju rikthyen bashkëpunimit të mëparshëm, pasi Graciano u pa sërish në trupën e Albit.

Ndërkohë, sezoni i ri televiziv, duket se do ta gjejë Gracianon në një pozicion të rëndësishëm në televizionin konkurrent “Top Channel”.

Sot ai publikoi në Instagram një video nga ambientet e “Top Channel”. “Blitz.al” thotë se Graciano do të jetë balerin, koreograf i emisionit “E Diell”, madje jo vetëm kaq por në vazhdimësi të eksperiencës së tij, i është besuar dhe një rubrikë në programin e së dielës.

Të fundit