Flash News

KRYESORE

Pasi u shemb nga tërmeti, pronari i hotelit 6-katësh në Durrës jep alarmin: Poshtë rrënojave ka bombol gazi 250 litra

Pas goditjes të fuqishme nga tërmeti që ka shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme materiale shumë të rënda, banorët e Durrësit tashmë mund të kërcënohen nga një tjetër rrezik i mundshëm, bombolat e gazit.

Është pronari i hotel Lubjanës, një godinë 6-katëshe që u shemb nga tërmeti me magnitudë 6.4 ka alarmuar policinë dhe u ka kërkuar banorëve aty pranë që të largohen pasi nën rrënojat e hotelit ka një depozitë gazi prej 250 litrash.

Ai u ka kërkuar autoriteteve që të bëjnë të mundur neutralizimin e saj para se të provokojë shpërthimin, pasi pasojat do të ishin edhe shumë fatale.

 

Të fundit