Flash News

KRYESORE

Pasi u shpall në kërkim, “bëhet i gjallë” Nikola Gruevski: Jam kërcënuar me jetë, dua azil politik në Hungari

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevksi ‘bëhet i gjallë’ një ditë pasi u shpall në kërkim dhe pas dënimit me dy vite burg për shkak të shkeljes së procedurave në blerjen e një makine luksoze të blinduar.

Në një reagim në Facebook, ai tregon se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe kërkon azil politik për shkak se është kërcënuar me jetë.

“Gjatë ditëve të fundit kam marrë një numër të madh të kërcënimeve me jetë. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të jem besnik ndaj kauzës së Maqedonisë. Nuk do të lëviz asnjëherë”, shkruan Gruevski.

Duke qenë se Gruevksi nuk është paraqitur vullnetarisht për të hyrë në qeli, Gjykata e Shkupit ka lëshuar mesditën e djeshme urdhër-arrestin. Menjëherë, efektivët janë drejtuar për në shtëpinë e ish-kryeministrit, por ai nuk është gjendur aty.

Të fundit