Flash News

KRYESORE

Pasi i uroi ditëlindjen Ermalit, Rasheli fshin postimin

Ditën e djeshme aktori i humorit, Ermali Mamaqi, festoi 36-vjetorin e lindjes, dhe shumë nga personazhet VIP dhanë urimin e tyre për të.

Një ndër këta persona ishte edhe ish-velina e emisonit të tij, Rashel Kolaneci, e cila e ka uruar nëpërmjet një postimi në ‘Instgram’, ku shkruan: “Miku im i mirë Ermali beson në ligjin e tërheqjes, pra ai thotë përherë se universi i dëgjon dëshirat tona. Dhe po, Ermali më tërheq me fuqinë e tij të pamasë qesharake. Ermalin e kam dhe e dua si mik se me bën përherë te qesh! Nëse universi i dëgjon dëshirat tona, atëherë miku im u beftë 1000!”.

Këto fjalë Rasheli i ka shoqëruar edhe me një foto qesharake të Ermalit, në kohën kur ishte te ‘Xingu’.

Por ajo që ka rënë në sy, ka qenë fakti se pasi publikoi dedikimin për aktorin e humorit, Velina e ka fshirë postimin nga rrjeti.

Nuk dihet arsyeja, por gjithsesi ky urim na la të kuptojmë se ata e mbajnë akoma miqësinë me njëri-tjetrin edhe pas largimit.

Të fundit