Flash News

KRYESORE

Pasi vuri pemën e Vitit të Ri që në tetor, Veliaj shtyn edhe Ditën e Verës: E festojmë me 17 mars më mirë?

Pasi vuri pemën e Vitit të Ri që në tetor, Veliaj shtyn edhe

Pasi nisi festimet dhe përgatitjet për Vitin e Ri që në muajin tetor, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çudit me një tjetër propozim.

Sot, Veliaj ka propozuar që Dita e Verës të shtyhet dhe të festohet jo më 14 mars, siç e do tradita, por më 17 mars.

Kjo shtyrje, sipas tij vjen për shkak të motit dhe se bashkia ka përgatitur një sërë aktivitetesh, kryesisht për fëmijë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Veliaj sposton datat e festave zyrtare. Kujtojmë që edhe vitin e shkuar, sheshi “Skënderbej’ u zbukurua me pemën e Vitit të Ri që në muajin tetor.

Fotot/ Veliaj sjell Vitin e Ri që në tetor

Të fundit