Flash News

KRYESORE

Pasioni, ëndrrat dhe ngacmimet, gjyqtarja Rusta rrëfehet për të gjitha

Pasioni, ëndrrat dhe ngacmimet, gjyqtarja Rusta rrëfehet për

Emanuela Rusta është arbitrja më e njohur shqiptare. Ajo madje u bë personazh frymëzues për femrat shqiptare në vitin e kaluar, pa harruar faktin se këtë janar drejtoi dhe takimin “Ndeshja e Yjeve” në "Air Albania Stadium".

Në një intervistë për “Albeu”, gjyqtarja bukuroshe tregoi shumë gjëra, nga pasioni për arbitrimin, e deri te ngacmimet që i bëjnë shpeshherë futbollistët.

PASIONI  – “Dëshira për arbitre lindi prej një kolegu që është arbitri më i mirë në Shqipëri”.

VËMENDJA E MADHE – “Një formë shpërblimi i punës për kaq kohë pa hequr dorë deri tek suksesi”.

FRYMËZIMI – “Emanuela frymëzohet nga persona që kanë arritur çdo gjë me punë dhe korrektësi”.

VËSHTIRËSITË – “Nuk është e vështirë për një femër nëse është serioze dhe korrekte ta ushtrojë këtë profesion”.

NGACMIMET NGA FUTBOLLISTËT – “Jo, janë mësuar tani që femrat po shtohen në futboll”.

PALESTËR – “Çdo ditë në palestër dhe minimumi 2 ore në ditë”.

STATUSI – “Statusi në një lidhje të pandashme me profesionin dhe karrierën që po bej”.

TIFOZE – “Shoh shumë ndeshje por nuk jam tifoze e ndonjë skuadre, shoh vetëm nga ana e gjykimit një ndeshje”.

MAL APO DET – “Turizmi miks, secili ka të veçantat dhe bukuritë natyrore ndryshe nga njeri tjetri”.

SUKSESI – “Gjithë suksesin tim, ia dedikoj familjes time, padiskutim babit tim”, tha Rusta.

Të fundit