All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Paskal Milo-drejtueses së emisionit: M'u bë ftesa, por nuk doja të vija

Paskal Milo-drejtueses së emisionit: M'u bë ftesa, por nuk doja
All - Paragraf - 1

Paskal Milo është i ftuar në emisionit ‘Studio e Hapur’, por sapo mori fjalën, ai deklaroi se kur iu bë ftesa për të qenë i pranishëm dhe për të diskutuar për simbolet komuniste, nuk donte t’i përgjigje pozitivisht.

All - Paragraf - 3

Milo tha se ndihet i lodhur nga ky debat, të cilit nuk po i vjen fundi në Shqipëri.

“Unë nuk doja të vija në emision sepse ndihem i lodhur nga debatet e kësaj natyre që kanë 28 vite që nuk po shteren”, tha Milo.

Sa i përket përplasjes fizike të ndodhur të shtunën në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, ish-ministri i Jashtëm tha se ajo ngjarje dëshmon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetojë me të kaluarën.

“Ajo ngjarje dramatizohet dhe merr përmasa të tjera për të dëshmuar se shoqëria jonë ende vazhdon të jetojë me të kaluarën dhe jo me të ardhmen. Ky është një përfundim ku unë kam arritur”, tha Milo.

Të fundit