Flash News

KRYESORE

Paskal Milo: Tërhiqet Cakaj, Rama në postin e Ministrit të Jashtëm

Paskal Milo: Tërhiqet Cakaj, Rama në postin e Ministrit të

Historiani Paskal Milo është shprehur se ka informacione që Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama dhe do vijojë punën në rolin e zv/ministrit të Jashtëm.

Në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, ai shtoi se ka gjasa që në postin e Ditmir Bushatit do shkojë vetë Rama, rast i aplikuar edhe në Greqi, ku kryeministri Tsipras mbulon dy funksionet.

“Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e zt. Bushati, unë do t'ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni zt.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zt.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.

Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu sh-dekretimin e zt.Bushati”, përfunfoi Milo.

Meta takim 20 minutësh me Ramën: Ndiq shembullin e Tsipras, bëhu ti Ministër i Jashtëm

Të fundit