Flash News

KRYESORE

Paskal Milo thirrje politikanëve: S’bëhet qameti, grindja shterpe mes jush të shtyhet 6 muaj

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shprehet se situata e sotme konfliktuale mes qeverisë dhe opozitës do bëhej mire që të shtyhej pas 6 muajsh, pasi kjo periudhë është vendimtare për negociatat në BE.

“Mendoj se në emër të këtij synimi strategjik që nuk është vetëm për sot apo për një vit, është për të ardhmen e shqiptarëve, palët politike duhet të gjejnë mirëkputimin minimal për këto muaj që kemi përpara për të arritur atë që aspirojmë, hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE. Nuk do të bëhej qameti nëse grindja politike shterpe të spostohej 6 muaj më vonë dhe të kompesohet me një retorike ndoshta edhe më të ashpër në mungesë të muajve që do të heshtet, ose të krijohet një klimë minimale mirëkuptim”, shprehet Milo në një intetvistë për Gazetën Shqiptare.  

Përsa i përket votës së Shqipërërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Milo u shpreh se është qëndrim korrekt në vijim të qëndrimeve dhe koherencës diplomatike shqiptare. Sipas Milos, një vend si Shqipëria që aspiron dhe është në parg të hapjes së negociatave me BE-në nuk mund të mbante tjetër qëndrim.

 

 

Të fundit