Flash News

KRYESORE

Pasojat e Covid-19 në Shqipëri, Ahmetaj: 40 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës për një muaj

Pasojat e Covid-19 në Shqipëri, Ahmetaj: 40 mijë shqiptarë

Koordinatori Ekonomik për Situatën COVID-19, Arben Ahmetaj tha se përgjatë një muaji 40 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës.

Shkak janë bërë masat e marra për shkak të pandemisë covid-19.

I ftuar në emisionin Opinion, Ahmetaj tha se ata që kanë humbur vendet e punës nga shkurtimet në bizneset private do të përfitojnë nga paketa e dytë.

“Të gjithë ata që kanë ikur nga borderoja deri në datën 10, përfitojnë 40 mijë lekëshin”, u shpreh ai.

Ahmetaj tha se gjithashtu në vend ka një rënie të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto me një vlerë minus 12- 18 përqind.

“Ulja e kërkesës së brendshme i dëmton të gjithë, shërbimet bazike, prodhuesit, fasonët. Unë mendoj se turizmi ka gjasa të dëmtohet më shumë, prodhimi gjithashtu sidomos ai për eksport, ka goditje për shkak të uljes së kërkesës”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit