Flash News

KRYESORE

Pasojat e para për Shqipërinë- Cakaj pritet në Rumani nga zv/ministri, MEPJ nuk njofton për takime dypalëshe

Pasojat e para për Shqipërinë- Cakaj pritet në Rumani nga

Përfaqësimi në nivel zëvendësministri në takimin e Rumanisë ka shkaktuar pasojat e para për Shqipërinë. Ndonëse prej dy ditësh në Bukuresht për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, Gent Cakaj nuk ka zhvilluar asnjë takim me krerët e diplomacive të shteteve evropiane.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton vetëm për një takim të Cakajt me ministrin rumun të Shtetit për Çështjet Evropiane, George Ciamba. Edhe shteti mikëpritës nuk e uli Cakajn me ministrin e Jashtëm, Teodor Meleșcanu, por i nxori në takim zotin Ciamba, zyrtar i lartë brenda Ministrisë së Jashtme të Rumanisë.

Takimet e tjera të Cakajt, për të cilat njofton MEPJ, kanë qenë gjithashtu në nivele të ulëta, si ajo me kryetarin e Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme Cristian Dumitrescu dhe Zëvendës Presidentin e Dhomës së Deputetëve dhe Zëvendës Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Dhomës së Deputetëve në Rumani, Ben-Oni Ardelean.

Ndërkohë, nga Greqia mësojmë se Cakaj është takuar edhe me Georgios Katrougalos, ministër alternant për Politikën e Jashtme. Tirana nuk ka njoftuar zyrtarisht se çfarë është diskutuar midis Cakajt dhe Katrougalos, në një kohë kur shumë çështje midis dy shteteve vijojnë të jenë të hapura, përfshirë negociatat për detin.

Pamundësia e Gent Cakajt që të takohet me ministrat e Jashtëm të BE-së mund të sjellë pasoja vërtet negative, në një kohë kur Shqipëria duhet të lobojë fuqishëm për të siguruar hapjen e negociatave në muajin qershor.

Diferenca bëhet më e qartë nëse shihen takimet që ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar në Rumani.

Pacolli ka zhvilluar takim dypalësh me homologun e Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ndonëse ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Takimet e tjera dypalëshe të Pacollit ishin me ministrat e Jashtëm të Çekisë dhe të Polonisë.

“Pse Kosova ka dy ministra të Jashtëm në tryezë?” Si iu përgjigj Gent Cakaj provokimit të Ivica Daçiçit në Rumani

Të fundit