Flash News

KRYESORE

Pasojat ekonomike të pandemisë, paralajmëron Macron: Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë

Pasojat ekonomike të pandemisë, paralajmëron Macron: Nëse

Vendet e BE-së miratuan pas bisedimesh të gjata një paketë ndihmash për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë.

Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje me kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike.

Pas takimit me liderët e BE, Macron u shpreh se Bashkimi Evropian përballet me një "moment të së vërtetës", pasi  i konsideron pasojat financiare të pandemisë si shkatërruese, duke paralajmëruar se “nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë.”

Macron nënvizoi se nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj krize globale.

Presidenti francez, në një intervistë me Financial Times tha se qasja ekonomike e BE-së do të përcaktojë nëse është "një projekt politik apo vetëm një projekt tregu".

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit u shpreh:

“Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive.”

Të fundit