Flash News

KRYESORE

Pasojat financiare të COVID-19 në Shqipëri, Yuri Kim telefonon Gent Sejkon

Pasojat financiare të COVID-19 në Shqipëri, Yuri Kim telefonon

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pati një bisedë telefonike me Ambasadoren e SHBA Yuri Kim, lidhur me efeketet ekonomike të COVID-19 në Shqipëri. Në njoftimin e Bankës, thuhet se “në fokus të kësaj bisede ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj jo vetëm në ekonominë shqiptare por edhe atë globale”.

Guvernatori është shprehur se përhapja e pandemisë COVID-19 përbën një sfidë edhe për ekonominë dhe sektorin finanviar. Për këtë arsye, ka thënë Sejko, “Banka e shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar si dhe efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit”.

Sejko e ka njohur Yuri Kim me masat që Banka e Shqipërisë ka marrë për t`iu ardhur në ndihmë bankave të nivelit të dytë, ndërsa e “siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë si dhe të ruajtjes së parametrave makroekonomikë dhe stabilitetit te çmimeve e atij financiar në vend”.

Po sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, mësohet se ambasadorja e SHBA Yuri Kim “duke vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit