Flash News

KRYESORE

Pasojat nga tërmeti, gjykata cakton masat për të shpallurit në kërkim, mes tyre ish-kreu i ALUIZNI-it

Pasojat nga tërmeti, gjykata cakton masat për të shpallurit

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’ për disa persona të shpallur në kërkim në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se më kërkesë të Prokurorisë është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se më 13 dhjetor policia arrestoi shumë persona në Durrës, prej të cilëve zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitektë, inxhinierë si dhe biznesmenë, për abuzim për dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

Të fundit