Flash News

KRYESORE

Pasqyrimi i protestës nga shtypi i shkruar: Skenarët e mundshëm

Protesta e sotme e opozitës ka gjetur pasqyrim të gjërë në shtypin e shkruar. Gazeta kryesore në vend, 'Panorama', është përqëndruar te skenarët e mundshëm, teksa përmend se tubimi mund të përshkallëzohet me rrethimin e Kryeministrisë ose me djegien e mandateve nga deputetët e PD dhe partive aleate. Qëndrime më radikale kanë mbajur mediat pranë mazhorancës. Gazetat 'Dita' dhe 'Tema' parashikojnë se mund të ketë edhe incidente, pa dhënë detaje specifike. Asnjë informacion nuk raporton 'Shqiptarja', që në ballinën kryesore ka pasqyruar vetëm shoqërimin në komisariat të gjyqtarit Skënder Damini. Protesta e opozitës fillon në orën 11:00 dhe do të jetë pa fjalime dhe flamuj politik. Largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me anëtar të gjithëpranuar është qëllimi i opozitës së bashkuar.

Pasqyrimi i protestës nga gazetat:

 

Të fundit