Flash News

KRYESORE

Pastori Pano ngre dyshime për familjen Josifi: Ka grupe që praktikojnë ekzorcizmin, njerëz me çanta hynin më shtëpinë e tyre

Pastori Pano ngre dyshime për familjen Josifi: Ka grupe që

Çdo detaj i ri që lidhet me ngjarjen e Kombinatit, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, duket se i ngjan skenarëve të filmave horror.

Pastori Akil Pano ka deklaruar dje në emisionin ‘Open’ se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktojnë satanizmin dhe ekzorcizmin. Madje, ai ngriti më shumë dyshime se ato mund të kenë ndikuar edhe në familjen Joisifi para aktit ekstrem të vetëflijimit.

“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale. E dëgjuam të artikuluar që motra u pushtua nga demonët. Kjo nuk është një shenjë e mirë”, u shpreh pastori.

Të fundit