Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Pastrim ose rrëzim të Parlamentit". Basha radikal me emrin e Azem Hajdarit në gojë nga Qyteti Studenti
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Qyteti Studenti është treguar radikal duke bërë thirrje për rrëzim ose pastrim të Kuvendit, duke iu referuar kështu edhe idesë së PD për vetting në politikë. Ai ka përshëndetur studentët e dhjetorit të dytë dhe atij të parit të vitit 1990, të udhëhequr nga Azam Hajdari, dhe u ka kujtuar të pranishmëve se Shqipëria nuk e ka arritur ende ëndrrën e asaj kohe. Kjo kuptohet nga thirrja e protestës universitare 'e duam Shqipërinë si gjithë Europa'.
Në ceremoninë e përkujtimit të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, kanë folur edhe ish-Presidenti Berisha, e bija e liderit të dhjetorit, Rudina Hajdari dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Fjala e plotë e Bashes:
Kjo është dita kur ne nderojmë studentët e dhjetorit për kurajon, për vendosmërinë me të cilën u ngritën kundër diktaturës më mizore dhe më gjakatare të Europës, për të sjellë lirinë politike për shqiptarët pas 40 vitesh sundimi të një klike kriminale dhe injorante. Të një grushti njerëzish të zhytur në gjakun e shqiptarëve të pafajshëm që përfaqësonin më të keqën e më të këqijave të këtij vendi.
Mirënjohja jonë e thellë i takon në veçanti Azem Hajdarit, I cili u bë shpirti dhe zëri i protestës së studentëve për liri.
Studentët e dhjetorit u çuan fillimisht për kushte ekonomike, por e kuptuan menjëherë se pa liri politike, pa demokraci, nuk mund të ketë mirëqenie për njerëzit. Nuk mund të ketë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre, ndaj ata kërkuan pluralizimin dhe liritë politike.
Kjo ditë na kujton sa herë që kthehemi, se vetëm njerëzit që ngrihen janë të lirë. Se ata që nuk ngrihen janë të nënshtruar. Se vetëm njerëzit e bashkuar mposhtin diktaturat, mposhtin autokracitë, mposhtin regjimet e korruptuara, mposhtin padrejtësitë.
Ndaj, mos ta harrojmë këtë mësim, është ftesa ime e parë ndaj çdo qytetari sot. Është leksioni I parë që po japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë. Ky është leksioni se për liritë luftohet çdo ditë dhe se liria mbrohet çdo ditë.
Një qeveri që nuk ka frikë qytetarët, që nuk ka frikë popullin e saj, ngrihet çdo ditë kundër tyre, abuzon, dhunon liritë e tyre, dhunon jetën e tyre, dhunon pronat e tyre, dhunon dinjitetin e tyre.
Kjo ka vite që ndodh në Shqipëri. Ndodhemi sot në zemrën e Qytetit Studenti, ku lindi Demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë, endeshin në errësirën e izolimit, endeshin në errësirën e represionit, përndjekjes, burgosjes, internimeve, vrasjeve pa gjyq. Propagandës trushplarëse dhe varfërisë ekstreme që kishte shndërruar në qytetarët më të izoluar, më të varfër dhe më të paditur.
Në këtë errësirë endeshin prindërit, vëllezërit dhe motrat e studentëve, por nga ky shesh studentët hapën dritën, hapen derën e ndryshimit. Përmes kësaj dere për 28 vite shqiptarët ecën drejt ndryshimeve më të mëdha të historisë së tyre. Por dhe sot, shumica e shqiptarëve gjenden në errësirë. Të zhgënjyer, të braktisur, të vjedhur, të nëpërkëmbur, me pushtetin të përqëndruar në një dorë të vetme.
Në qindra dhe mijëra të dhomave të këtyre konvikteve, kushtet e studentëve janë përsëri të mjerueshme, mesjetare, pa dushe, por me kova. Me dy krevate marinarësh në dhoma më të vogla se gjysmat e banjove të ministrave. Me kushte të mjerueshme dhe mungesa totale për financimin e tyre dhe tarifa që rriten, njësoj siç rriten taksat dhe kostot e jetesës për gjithë shqiptarët, ndërkohë që pakësohen mundësitë për vende pune, mbyllen biznese, flaken kryefamiljarët në mes të rrugës. Qindra metra më tej, aty ku duhej të ndërtohej Kampusi Universitar, aty ku arsimi I lartë duhet të kishte prioritetin absolut përmes investimeve në kushte moderne të arsimimit, ka një parkim nga I cili bashkia e Tiranës vjel para, mbi para, mbi taksat dhe tarifat që ka vendosur kudo në qytet.
Pak më tutje, sheshi Skënderbej ka kushtuar 40 milion euro dhe kushton miliona euro të tjera për tu mirëmbajtur muaj për muaj e vit për vit.
Pak më tej, në bulevardin e ri qindra familje presin me ankth prishjen e shtëpive të tyre pa marrë asnjë lek dëmshpërblim, njësoj si banorët e Unazës së re, njëmijë familje prej të cilave kanë 35 ditë që rezistojnë kundër një projekti korruptiv, më të shtrenjtin në historinë e Europës; 48 milion euro për dy kilometra, që tashmë është provuar para shqiptarëve, botës dhe Amerikës si një skemë e madhe grabitje, vjedhje dhe pastrimit të parave.
Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve. Këto nuk janë as vendimet e një qeverie që përfaqëson shqiptarët, as vendimet e një parlamenti që përfaqëson shqiptarët.
Këto janë përsëri vendimet e një grushti injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh që përsëri kanë marrë peng qeverisjen e vendit, parlamentin e vendit dhe kanë bllokuar tash 5 vjet, ëndrrën e shqiptarëve, ëndrrën e studentëve të dhjetorit 1990, ëndrrën e dhjetorit “Për Shqipërinë si gjithë Europa”.
Ky grusht hajdutësh, kjo bandë hajdutësh, ka një dhe vetëm një projekt, projektin e grabitjes së Shqipërisë, projektin e grabitjes së shqiptarëve dhe pasurive të tyre publike dhe private.
Këto konvikte, përveç se disa pikturave mbi fasada, janë në gjendje të mjeruar sepse paratë që duhej të shkonin për t’i kthyer ato në konvikte moderne, me cilësi dhe kushte të mira për studentët, janë zhdukur në gropat e zeza të korrupsionit dhe babëzisë qeveritare, nga Sheshi Skënderbej, tek Unaza e Re, te Bulevardi i Ri, tek koncesionet e shëndetësisë, tek Rruga e Kombit, tek Rruga e Arbrit, dhe dhjetëra projekte të tjera grabitje dhe vjedhjeje me të cilat taksapaguersve shqiptarë, prindërve të studentëve, u vidhen miliarda euro nga kjo bandë hajdutësh.
Ata banorë të unazës së Re, të cilët dje, korrën fitoren e parë, triumfin e së vërtetës, u vunë për 35 ditë nën shënjeshtrës e policisë, forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me dhunë, arrestime, me tortura, nën shënjestrën e propagandës së edi ramës që i quajti milionerë, shpellarë, kadrinj, jo për të mbrojtur interesin publik, jo për të mbrojtur projektin e zhvillimit, por për të mbrojtur skemën e vjedhjes dhe të pastrimit të parave ku është i përfshirë dhe i zhytur kokë e këmbë, si ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor.
Kjo është arsyeja përse shqiptarët enden sot të zhgënjyer, të braktisur e të zemëruar.
Shumë prej tyre të pashpresë.
Të pashpresë, deri para disa ditësh, kur shpresa e çdo shqiptari, u shkri në shpirtin e rinisë studentore shqiptare, që është ngritur përsëri kundër padrejtësisë dhe po hap me protestën e saj, edhe një herë, edhe një rrugë, një fasho drite për të dalë nga kjo dhomë e errët ku na ka futur i gjithë përqëndrimi i gjithë pushtetit politik dhe ekonomik në duart e një bande hajdutësh.
Njësoj si studentët e dhjetorit të parë, edhe ata e nisën me një kërkesë të drejtë ekonomike.
Ndaljen e gjobës së 100 që po bie në kurrizin e tyre, tarifës së padrejtë për provimet e dyta dhe të treta.
Por shpejt e kuptuan dhe po e kuptojnë se ato janë vetëm simptoma të një sistemi të kalbur, i cili duhet çmontuar deri në themele dhe duhet rrëzuar dhe pastruar me çdo kusht.
Ndaj e sotmja është një ditë ku ne duhet të shohim me optimizëm dhe besim tek e ardhmja njësoj si studentët tanë, si bijtë dhe bijat e shqiptarëve që janë derdhur rrugëve të shqiptarëve dhe mbarë Shqipërisë.
Sepse Shqipëria nuk është ende e lirë, nuk është demokratike, nuk është si Europa, siç e kërkuan studentët e dhjetorit.
Por sot jemi më të vetëdijshëm se kurrë, se çfarë na mban prapa.
Është sërish mungesa e lirisë politike, është sërish shkatërrimi i zgjedhjeve nga aleanca e politikës me krimin, është pushteti i pakufizuar në duart e një njeriu që çon në rrënimin ekonomik të popullit, në grabitjen e vendit, në mjerimin e prindërve, në revoltën e studentëve.
Detyra jonë, e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e partisë që lindi Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, është ti prijmë betejës për të hapur politikën, për ta bërë atë të ndershme, konkurrueshme dhe të aksesueshme nga çdo kush.
Pavarësisht prej mundësive ekonomike për të konkurruar, për të marrë pjesë, për të marrë përgjegjësi. Sepse vetëm kështu do të plotësojmë amanetin e paplotësuar të studentëve të dhjetorit 1990.
Vetëm kështu do ti japim një trase të sigurt ëndrrës së studentetëve të dhjetorit të dytë, përmes një politike ku deputetët, kryebashkiakët, këshilltarët bashkiakë nuk janë produkt i vendimmarrjeve të krimit, nuk janë produkt i oligarkëve të babëzitur dhe injorantë që duan vetëm të plaçkisin dhe grabisin qytetarët, nuk janë produkt i politikanëve të korruptuar, të bërë njësh me krimin dhe oligarkët. Por janë produkt i drejtpërdrejtë i votës dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe i rinisë shqiptare.
Kjo është rruga e vetme për të garantuar liritë, pronën dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Por sot le të frymëzohemi nga 8 Dhjetori 1990 e t’i drejtojmë një apel prindërve të studentëve dhjetorit të 2018-ës, vëllezërve dhe motrave të tyre: Mos heshtni! Mos kini frikë! Mos i lini vetëm bijtë dhe bijat tuaja! Ngrihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësië, kundër të keqes!
Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë: E keqja sprapset, e keqja mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë. Këtë bënë qytetarët tek Unaza e Re, këtë bënë studentë sot.
Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për t’i dhënë fund politikës të lidhur me krimin, për t’i dhënë fund ekonomisë së kapur nga një grusht politikanësh të korruptuart dhe një grusht oligarkësh të bërë palë me ta.
Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike.
Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet!
Do të rrëzohet! Do të rrëzohet!
I takon qytetarëve shqiptarë ta çlirojnë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes votës së qytetarëve shqiptarë ta kthejmë atë në një shërbëtore dhe jo uzurpatore të pushtetit, në një shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese dhe gjakpirëse e qytetarëve shqiptarë.
Kjo sfidë është shumë më e madhe se para 28 viteve kur fryma e ndryshimit, “Wind of change” rrëzoi Murin e Berlinit, bashkoi Europën, bashkoi qytetarët e perëndimit dhe të lindjes në aspiratën për liri dhe demokraci.
Sot aleatët më të mëdhenj të së keqes, të korrupsionit, të grabitjes së shqiptarëve janë indiferenca, janë frikat, janë përçarja, janë mashtrimi dhe propaganda që buron nga altoparlantët qeveritare dhe mediat e kapura që i shërbejnë pushtetit.
Por mësimi i rinisë studentore, mësimi i qytetarëve tek Unaza e Re është i qartë dhe i dukshëm për të gjithë: Po të jemi bashkë nuk ka forcë që na ndal!
Le të jemi bashkë në këtë dhjetor të dytë krah njeri-tjetrit, për të shporrur bandën e hajdutëve, për të shporrur mashtrimin, për t’i kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve ëndrrën europiane të një politike në shërbim të qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët.
Zoti e bekoftë Dhjetorin e vitit 1990, studentët e vitit 1990!
Zoti e bekoftë Azem Hajdarin dhe studentët e tjerë kreshnikë që u ngritën mbi diktaturën dhe frikën!
Zoti i bekoftë studentët e 2018, lëvizjen e tyre, dhjetorin e dytë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38