Flash News

KRYESORE

Pastrim parash në Vlorë, policia sekuestron apartamente dhe makina me vlerë 1.5 milion euro

Pastrim parash në Vlorë, policia sekuestron apartamente dhe makina me

Një pasuri me vlerë 1.5 milionë euro është sekuestruar nga policia e Vlorës, me dyshimin se është fituar në rrugë kriminale.

Sipas organeve të drejtësisë, pasuria dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.  Sipas informacionit zyrtar janë sekuestruar gjithsej:

5 apartamente banimi;

1 vilë trekatëshe;

1 mjet lundrimi, anije peshkimi;

4 automjete

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

  • 5 apartamente banimi;

    • 1 vilë trekatëshe;

    • 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;

    • 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

 

 

Të fundit