Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pastrimi i parave, kritika nga Këshilli i Europës: Autoritetet shqiptare të vetëdijshme për rreziqet, tolerojnë qëllimisht
Në një raport të botuar sot, organi i Këshillit të Evropës kundër pastrimit të parave, MONEYVAL, u bën thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet e tyre në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e pasurive të tyre lidhur me vepra penale që gjenerojnë të ardhura, dhe të trajtojnë rreziqet që lidhen me financimin e terrorizmit.
Raporti bën vlerësimin gjithëpërfshirës të efektivitetit të sistemit shqiptar kundër pastrimit të parave dhe atij kundër financimit të terrorizmit (AML/CFT) dhe nivelit të tij të pajtueshmërisë me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar. Bazuar në rezultatet e vlerësimit të tij, MONEYVAL vendosi të aplikojë procedurën e tij të ndjekjes së zgjeruar për Shqipërinë.
MONEYVAL pranon se autoritetet shqiptare kanë një njohje mjaft të mirë të rreziqeve që pastrimi i parave përbën për ekonominë formale në vend dhe kanë mekanizma kombëtare të koordinimit për hartimin e politikave për ti adresuar ato. Megjithatë, këto mekanizma nuk kanë provuar të jenë plotësisht efektive dhe ka disa fusha që do të përfitonin nga një analizë më e detajuar e kërcënimeve të paraqitura.
Korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. Shpesh i lidhur me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron shuma të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe dëmton seriozisht funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshme për rreziqet nga korrupsioni, por deri më tani zbatimi i ligjit i ka kushtuar vëmendje të kufizuar targetimit të pastrimit të parave lidhur me korrupsionin. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rreziqet e korrupsionit të përhapura në vend.
Autoritetet kompetente përdorin sistematikisht raporte të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe një gamë të gjerë burimesh të tjera informacioni për të inicuar dhe lehtësuar hetimet për pastrimin e parave, veprat penale të ndërlidhura dhe financimin e terrorizmit. Hetime paralele aplikohen sistematikisht në rastet e pastrimit të parave dhe në procedurat e tjera penale. Megjithatë, këto hetime rrallë rezultojnë në aktakuza dhe procedurat e pastrimit të parave të ndërlidhura me veprat e rëndësishme të gjenerimit të të ardhurave janë kryesisht pezulluar ose hedhur poshtë nga prokuroria.
Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kuadër të fuqishëm ligjor për konfiskimin e të ardhurave kriminale, por numri dhe vlerat e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk duket se janë në përpjesëtim me nivelin e kriminalitetit në vend.
Përsa i përket financimit të terrorizmit, MONEYVAL vëren se perceptimi dhe kuptimi i rreziqeve të lidhura me të nuk duket se adresojnë në mënyrë të duhur karakteristikat e aktiviteteve të mundshme të financimit të terrorizmit në vend dhe në rajon. Nuk ka qasje sistematike për të identifikuar dhe hetuar aspektet e financimit të shkeljeve të lidhura me terrorizmin. Në lidhje me zbatimin e sanksioneve financiare të synuara ka disa mangësi teknike, të cilat mund të pengojnë efektivitetin e përputhshmërisë së Shqipërisë.
Raporti thekson se Banka e Shqipërisë ka një të kuptuar të mirë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe kohët e fundit ka përmirësuar sistemin e vet të raportimit jashtë vendit për të mbështetur vlerësimin e saj për rreziqet nga subjekte individuale. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është në proces të kalimit në një qasje të bazuar në rrezik në lidhje me mbikëqyrjen, por veprimtaria e saj inspektuese e ndërmarrë deri më tani ka qenë shumë e kufizuar.
Megjithëse janë bërë disa përpjekje të rëndësishme, as Banka e Shqipërisë dhe as Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme një perspektivë të bazuar në rrezik kur shqyrtojnë kërkesat për licenca nga institucionet financiare, apo të mbajnë një qasje sistematike për monitorimin e tyre në mënyrë që të zbusin plotësisht rrezikun e infiltrimit kriminal.
Së fundi, raporti vëren se Shqipëria thuhet se ka ofruar ndihmë të ndërsjellë ligjore në nivel të duhur bashkëpunimi. Megjithatë, mekanizmi i përgjithshëm ligjor për ekzekutimin e kërkesave të ndihmës së ndërsjellë juridike të huaj ka disa mangësi që mund të dëmtojnë efektivitetin e tyre.
*Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) është organ monitorues i Këshillit të Evropës i ngarkuar me detyrën e vlerësimit të pajtueshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmin dhe efektivitetin e zbatimit të tyre, si dhe me detyrën e bërjes së rekomandimeve tek autoritetet kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme në sistemet e tyre.
*Vlerësimi i sistemit kundër pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit të Shqipërisë u bazua në Rekomandimet e Task Forcës Financiare të vitit 2012 dhe u përgatit duke përdorur Metodologjinë e vitit 2013.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38